Zonen e Pollogut përfshinë një sër vendesh si: Malit të thatë, Koritës, Sallarevës dhe Gurgurnices dhe vërejmë një veshje mjaftë të larmishme, gjithherë duhet pasur parasyshë se veshjet kanë elemente dalluese veçanërisht kur ka dallim religjioni, veshja e më poshtme i përket zonës së Pollogut dhe mbartet nga konfesioni mysliman.

Gurgurica e Sallareva e Tetovës dhe Korita e Gostivarit janë tri fshatra që mbajnë e ruajnë një veshje të njëjtë të grave. Elementi i parë që i bie në sy çdonjërit është një shkëlqim nga dekori dhe një fantazi ngjyrash intensive, magjepse, të ndritshme, të gëzueshme e të hareshme. Natyrisht kjo vlen vetëm në rastet kur e shikojmë veshjen e moshave të reja. Përgjithësisht stru- ktura e kësaj veshjeje dallohet edhe për shumësi artefaktuale, shumësi pjesës kostumologjike me morfologji të begatë, dhe po ashtu dallohet edhe për shumësi edhe më të madhe aksesorësh e dekoresh formash e vlerash të ndryshme.[1].


[1] Statovci, Drita. Veshjet Shqiptare Te Kosoves. Prishtine, 2009.